Komisioni Europian shpërfilli sfidën e një grupi eurodeputetësh italianë dhe mbrojti vendimin për të dhënë 2 milionë euro nga fondi i rimëkëmbjes si financim në zhvillimin e një projekti që synon të “rrisë mishin në laborator”.
Paratë do të përdoren për punën kërkimore në kuadër të projektit “Ushqim për mishin” (Feed for Meat”, që po zbatohet bashkërisht nga kompanitë Nutreco dhe Mosa Meat, kompania e parë që prodhoni në laborator një burger në vitin 2013.
Mishi i kultivuar në laborator, njohur ndryshe edhe si mishi sintetik, mishi artificial, apo mishi “in vitro” është një produkt që përftohet nga ushqimi me proteina dhe rritja në laborator e qelizave të muskujve të kafshëve përmes një bioreaktori.
Projekti ka për qëllim që të përmirësojë zinxhirin e furnizimit me këtë produkt, që përveç kapaciteteve të kufizuara në prodhimin tradicional fajësohet edhe si një prej sektorëve më ndotës të mjedisit. Projekti financohet nga REACT-EU, një prej programeve më të mëdha financiare të BE nën nismën “Next Generation EU”.
“Mbështetja nga qeveritë është një kontribut i madh për të arritur të arritur që të kemi në treg biftek të kultivuar në laborator”, tha Peter Verstrate, bashkëthemelues i kompanisë “Mosa Meat”.
Megjithatë, vendimi ka ngjallur kritika nga eurodeputetët e djathtë italianë. Eurodeputetët e Lega Nord dorëzuan një seri pyetjes ndaj Komisionit duke vënë në pikëpyetje kriteret e përdorura për të financuar këtë projekt, që sipas tyre është kontradiktor.
“Është e papranueshme që Brukseli të investojë miliona euro të taksapaguesve europianë për të rritur mishin në laboratore”, thuhet në kërkesën e dorëzuar nga eurodeputetët italianë.
Por, Komisioni mbrohet duke deklaruar se projekti “Feed for Meat” është pjesë e planit më të gjerë për një ekonomi më të gjelbër.
“Mishi i kultivuar në laborator mundëson shkurtimin e kafshëve nëpër ferma dhe si rezultat do të ketë më pak emëtim të gazrave serrë, si amoniak apo metan. Pra do të ketë më pak ndotje të tokës”, tha Komisioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje