Knesseti izraelit pritet të nisë votimin për buxhetin e ri të vendit, një hap vendimtar në ruajtjen e koalicionit qeverisës.
Debati filloi të martën dhe nuk dihet a do të mbyllet këtë javë.
”Nuk është e qartë se sa kohë do të duhet për të votuar. Procesi mund të përfundojë deri të enjten ose mund të zgjasë deri të dielën”, theksoi deputeti Mickey Levy.
Nëse buxheti nuk miratohet deri më 14 nëntor, parlamenti shpërndahet automatikisht, duke shkaktuar zgjedhje të reja, 90 ditë më vonë.
Qeveria e re e Izraelit, e udhëhequr nga kryeministri Naftali Bennett, u betua në qershor, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pasigurie politike pas katër zgjedhjeve që u mbajtën gjatë dy viteve.
Megjithatë, koalicioni me tetë parti, i cili përfshin një spektër të gjerë politik dhe përfshin një parti arabe për herë të parë, ka vetëm një shumicë të vogël në parlament.
Vitin e kaluar, qeveria me kryeministrin për një kohë të gjatë Benjamin Netanyahu nuk arriti të binte dakord për një buxhet dhe Knesset u shpërbë pak para fundit të vitit.
Më pas u shpallën zgjedhjet në mars, duke krijuar qeverinë aktuale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje