Ne rrjet

Zoran Zaev s’ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht, por VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nuk ka dhënë ende zyrtarisht dorëheqjen në Kuvend, ndërsa partitë e koalicionit qeverisës janë shprehur për vijimin e punës së qeverisë.   

Por, Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e të mërkurës për shtyp, deklaroi se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitetin e qytetarëve duke kërkuar zgjedhje të reja parlamentare dhe dorëheqje të menjëhershme Zoran Zaevit dhe Qeverisë.

“Nuk mundet Maqedonia të jetë peng i disa personave apo të dikujt që do ta zëvendësoj Zoran Zaevin. Por është koha që të vij një qeveri stabile e cila do të punojë për interesat e qytetarëve”, tha Micksoski duke shtuar se nevojitet shumicë e re parlamentare, për të organizuar zgjedhjet e ardhshme.

Mickoski tha se Maqedoninë e presin ditë krize, nisur edhe nga situata energjetike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë