Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Beograd, ndërsa paraditen e së enjtes do të bisedojë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si mikpritës dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç.
Më herët në Beograd ka mbërritur zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Nikola Dimitrov.
Presidenti Aleksandar Vuçiç shtroi një darkë për Ramën dhe Dimitrovin, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili nuk ndodhet në Beograd për “Ballkanin e Hapur”, por për një vizitë zyrtare të planifikuar më herët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje