Politike

Rama mesazh Kosovës: Sinqeriteti i Vuçiç testohet duke u bërë pjesë e Ballkanit të Hapur

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën dhe Nikolla Dimitrov, Presidenti serb, Alekandër Vuçiç tha se Serbia mirëpret që Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, pavarësisht përpalsjes mes dy vendeve.

Por, ftesa e Vuçiç akuzohet si e pasinqertë në një kohë që nga njëra anë bllokon në kufi sportistët kosovarë dhe nga ana tjetër fton Kosovën t’i bëhet pjesë lëvizjes së lirë. Megjithatë, për të testuar sinqeritetin e Aleksandër Vuçiç, Edi Rama thotë se ka vetëm një mënyrë.

“Sinqeriteti i Aleksandër Vuçiç testohet vetëm përmes pjesëmarrjes në Ballkanin e Hapur”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi Kosovën, Bosnjen e Malin e Zi se mund nëse nuk bëhen pjesë e nismës mund të humbasin ekonomikisht.

“Interesat ekonomike të Shqipërisë drejtpërdrejt fuqizohen nga Ballkani i Hapur. Në dhjetor kur ne të bëjmë takimin në samitin e radhës në Tiranë dhe kur t’i dorëzojmë të gjitha atyre sipërmarrjeve që takuam sot, që kanë ndërveprim me vendet respektive, çfarë kemi konkluduar si zbatim i procesit të Berlinit dhe kur t’i përfshijmë kompanitë që kanë lidhje tregtare mes këtyre vendeve në një kanal jeshil, po ju them mos u habisni që kompanitë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të kërkojnë të vijnë para qeverive, për të mos pasur probleme kur hyjnë në kufijtë e vendeve tona”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë