“Ballkani i Hapur” është konceptuar si një nismë pa kufizime “o të gjithën, o hiç fare”. Sipas deklaratave të mëhershme të Ramës, Vuçiç dhe Zaev kushdo nga tre shtetet e tjera të rajonit mund t’i bashkohen nismës plotësisht, ose pjesërisht.
E duke përfituar nga kjo, Mali i Zi, që në të shkuarën e ka kundërshtuar këtë ide duke e cilësuar si “harxhim kohe dhe energjie në dëm të objektivit të vërtetë që është integrimi në Bashkimin Europian” duket se po ndryshon qasje.
“Megjithëse isha i pranishëm në darkën (e Beogradit) si i ftuar, mbështes çdo nismë rajonale, sidomos kur bëhen nga miq dhe fqinj nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me qëllim integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Europian sa më shpet që të jetë e mundur”, shkroi në rrjetet sociale, Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç.
Megjithatë, në diskutimet e darkës së shtruar nga Vuçiç, Presidenti serb ka zbuluar gjatë konferencës për shtyp se me kryeministrin malazez ka folur edhe për mundësinë që Podgorica t’i bashkohet Ballkanit të Hapur.
“Diskutuam me Kryeministirn e Malit të Zi dhe i përmendem se cilat janë përfitimet. Ai tha se është e rëndësishme për të që Mali i Zi të bëhet pjesë e nismës së përbashkët kundër katastrofave natyrore”, deklaroi Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje