Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe humbjes së LSDM në zgjedhjet lokale, Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një postim në profilin e tij në Facebook, pretendon se ka shumicë të re parlamentare.
“Një e ardhme e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski, duke ndarë foto të përbashkëta të liderit të së majtës Dimitar Apasiev, sekretarit të përgjithshëm të Besës, Arjanit Hoxha, kryetarit të Alternativës Afrim Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Shqiptare, Arben Taravari. Në këtë takim nuk ka përfaqësues të BDI-së, së drejtuar nga Ali Ahmeti.
Shumica parlamentare ka 61 deputetë, por VMRO-DPMNE paralajmëron rritje të numrit të deputetëve në mazhorancë. Të shtunën pritet një deklaratë për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje