Qindra vetë, përfshirë presidentin Joe Biden dhe ish-presidentët të Shteteve të Bashkuara, morën pjesë në funeralin e Sekretarit të parë afrikano-amerikan të Shtetit, Colin Powell në Uashington. Gjenerali me katër yje dhe Shefi i parë afrikano-amerikan i Shtatmadhorisë, i njohur në mbarë botën, vdiq më 18 tetor nga COVID-19.
Homazhet për figura me poste më të ulëta se ai i presidentit, janë të rralla në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, por siç vunë në dukje shumë pjesëmarrës të premten, Colin Powell ishte njeri i jashtëzakonshëm.
“Djalë, bashkëshort i dashur, baba i përkushtuar, gjysh, mik, ushtar, këshilltar i presidentëve, burrë shteti, njeri i paqes, fëmijë i Zotit”, tha pastori Canon Stuart Kenworthy për ish-Sekretarin e Shtetit Colin Powell.
Për shumë njerëz, Colin Powell ishte mishërimi i ëndrrës amerikane. Me origjinë nga Xhamajka, ai u lind dhe u rrit në qytetin e Nju Jorkut dhe arritit të bëhej Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit gjatë mandatit të Presidentit George W. Bush.
Michael Powell foli për pasionin e babait të tij për njerëzit.
“Ai donte dherespektonte si një shitës të salçiçesh, një arkëtar banke, një portier dhe një student, po aq sa një udhëheqës botëror”, tha ai për babain e tij.
Fillimisht një republikan i moderuar, Powell shqyrtoi mundësinë e kandidimit për president. Më vonë ai mbështeti presidentin demokrat Joe Biden dhe ish-presidentin demokrat Barack Obama. Ai u tërhoq publikisht nga partia republikane pas sulmit të 6 janarit në Kapitol.
Madeleine Albright, i parapriu zotit Powell dhe ishte kryediplomatja e parë grua e vendit. Ata ishin miq të ngushtë, megjithëse kishin mendime të ndryshme se kur ishte e justifikuar lufta.
“Ai më kujtoi gjatë një seance për Bosnjën, ku unë isha duke mbrojtur përdorimin e forcës, se ai ndjehej i obliguar të më shpjegonte me durim rolin e duhur të ushtrisë. Kur u publikua libri i tij, ai më dërgoi një kopje me mbishkrimin ‘Me durim, i yti, Colin’. Dhe kur u përgjigja, në fund të komentit falenderues thashë, ‘Me përkushtim, e jotja, Madeleine’”, tha ish-sekretarja e amerikane e shtetit.
Gjenerali me katër yje mbështeti me forcë ndërhyrjen e Sheteve të Bashkuara në Irak në vitin 2003. Më pas ai e quajti këtë një “njollë” në karrierën e tij pasi Shtetet e Bashkuara nuk gjetën në Irak armë të shkatërrimit në masë.
Zoti Powell ishte vaksinuar, por vdiq nga komplikimet që i shkaktoi COVID-19. Ai kishte kancer në gjak, që sipas ekspertëve, e vuri atë në grupin me rrezik më të madh nga koronavirusi.
Powell ishte i martuar me gruan e tij, Alma, për gati 60 vjet. Ai do të varroset në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. (VOA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje