Bota

Dështon atentati me tre dronë-shpërthyes ndaj kryeministrit të Irakut

Kryeministri i Irakut, Moustafa Al Kadhemi, i shpëtoi një sulmi me dron-shpërthyes të nisur kundër rezidencës së tij, që ndodhet në zonën e Gjelbër të Baghdadit.

Sulmi ndodhi teksa qindra protestues pro-iranianë po protestonin kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 10 tetorit në Irak.

Në sulm u përdorën tre dronë, dy prej të cilëve u rrëzuan nga anëtarët e sigurisë së kryeministrit, thanë burimet e sigurisë.

Dronët “u nisën nga një vend pranë Urës së Republikës”, tha një nga këto burime, duke shtuar se “dy dronë u rrëzuan” gjatë fluturimit. I treti arriti të shpërthejë brenda rezidencës së kryeministrit, duke plagosur dy nga truprojat e Kadhemit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan sulmin ndaj kryeministrit irakian dhe e quajtën atë një “akt të dukshëm terrorizmi”. “Ne jemi të lehtësuar kur mësuam se kryeministri është i padëmtuar. Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, është drejtuar në zemër të shtetit irakian”, – tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Ndërsa sipas Iranit, përpjekja për të vrarë kryeministrin irakian Mustafa Al Kadhemi, përfaqëson një kryengritje të re, gjurmët e së cilës duhen kërkuar në pistat e disa vendeve të huaja.

Kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, i cili nënvizoi në Tëitter se “këto vende nuk i kanë sjellë asgjë Irakut përveç pasigurisë dhe mosmarrëveshjes nëpërmjet krijimit dhe mbështetjes së grupeve terroriste”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë