Kryeministri Edi Rama udhëhoqi aksionin “Shqipëria e Pastër”, që filloi nga Pylli i Sodës në Vlorë. Edhe këtë të diel, kreu i Qeverisë, ashtu si disa muaj më parë u shfaq vetë duke mbledhur mbeturina me qese në dorë, si për t’i treguar kryebashkiakut Dritan Leli se “nuk ka vullnet për ta mbajtur pastër ambientin”.
“Është e patolerueshme që kryebashkiakët e bregdetit ta konsiderojnë këtë si angari. Pastrimi duhet të jetë në maksimum dhe prandaj do të vendosim në fond ekstra për bregdetin dhe do të krijojmë një task forcë në Agjencinë Kombëtare për bregdetin që do ju vijë në ndihmë bashkive në zonat bregdetare ashtu si kundër edhe në buxhetin e ardhshme do të jetë çdo këshill bashkiak që do të rrëzojë buxhetin e bashkive nëse taksa që mblidhet nga subjektet private nuk do të shkojë në pastrimin e gjithë zonës. Fond i inkurajimit , për ato bashki që e bëjnë punën me sukses, duke ua rikthyer atë që shpenzojnë për pastrimin, për të bërë punë të tjera”, deklaroi Kryeministri.
Por, fondi është mekanizmi inkurajues për pushtetit vendor. Një tjetër mekanizëm që ka paralajmëruar kreu i Qeverisë është shtrëngues. Rama paralajmëroi se gjatë shqyrtimit të projektbuxheteve nga ana e bashkive, përfaqësues të pushteti qendror do të jenë të pranishëm në mbledhjet e këshillave bashkiakë dhe nëse vërejnë se nuk ndahen fonde të mjaftueshme për pastrimin do të udhëzojnë këshilltarët që të votojnë kundër.
“Asnjë bashki nuk do të lejohet që për justifikime të pajustifikueshme në vend që t’i çojë ato në pikën fundore që krijojë pika të tjera të paligjshme grumbullimi dhe për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive dhe vetë bashkitë. Është kollaj për bashkitë që duke i hedhur plehrat rrugëve. Pika më e nxehtë është dhe pika më e rëndësishme për turizmin dhe ekonominë tonë sot”, tha Rama.
Rama shoqërohej në këtë aktivitet nga prefekti i Qarkut të Vlorës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në këtë aktivitet mungonte Bashkia e Vlorës. Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, Dritan Leli thotë se para se kishte pastruar vullnetarisht me administratën e bashkisë Pyllin e Sodës, aty ku ishte ndalur edhe Rama.
“Ka qenë gjithëpërfshirës angazhimi i këtij mëngjesi. Administrata e Bashkisë Vlorë, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Ujësjellësi dhe Njësitë Administrative, një ekip prej rreth 1100 punonjësish, e lanë të dielën e familjeve të tyre për t’u treguar të gjithëve se asnjë ditë pushimi nuk do të kishte vlerë në një ambient të ndotur, se askush nuk mund të pushojë mes mbeturinash. Duajeni mjedisin, duajeni veten!”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje