Boksieri meksikan ka hedhur në tapet kundërshtarin në raundin e 11-të dhe ka unifikuar titullin e peshave super te mesme.

Saul “Canelo” Alvarez ka shkruar historinë, në “Mgm Grand” të Las Vegasit, ai është bërë kampioni i padiskutuar i peshave super të mesme, duke mundur Caleb Plant në ndeshjen e riunifikimit të titujve.
Në më pak se një vit, 4 siglat botërore janë të këtij boksieri të jashtëzakonshëm 31-vjeçar, që u ka shtuar gjerdanin IBF atyre që kishte marrë më parë, WBC, WBA dhe WBO. Askush si ai deri tani.
🇲🇽 Hoy nos convertimos en leyenda. Somos 4 veces campeones mundiales.
— Canelo Alvarez (@Canelo) November 3, 2019
🇺🇸 Today we became legends. We are 4 times world champions. 🏆🏆🏆🏆 #TeamCanelo pic.twitter.com/x0lAgckL6K
Ndeshja u vendos në raundin e parafundit, kur Canelo hodhi në tapet dy herë rivalin, fillimisht me një të majtë të fuqishme dhe më pas me një të djathtë vrastare. Plant, edhe pse po vuante, i tha arbitrit se donte të vazhdonte, por ishte e kotë.
Canelo është bërë boskieri i gjashtë që nga koha kur është futgur WBO në 1988-ën, që fiton të katër gjerdanët. Para meksikanit e kanë bërë Oleksandr Usyk, Bernard Hopkins, Jermain Taylor, Terence Crawford dhe Josh Taylor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje