Thirrja e mosbesimit të të rinjve në sheshet e Gllazgout, arrin në një nga “qoshet” më të largëta të tokës, Ishujt Tuvalu, një shtet i vogël polinezian në Oqeanin Paqësor midis Australisë dhe Hauait.
Nga atje vjen një thirrje e pazakontë, ministri i Drejtësisë, Punëve të Jashtme dhe Komunikimit, Simon Kofe, apelon me këmbët deri në gjunjë të zhytura në det për të denoncuar rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike në arkipelag.
Një fjalim për Cop26 i regjistruar kështu, i plotësuar me një podium, flamuj dhe sfond blu. “Ja ku jemi në prag të fundosjes për shkak të rritjes së nivelit të detit, – tha ai,- dëmi i pësuar nga kriza klimatike është shumë i rëndë”.
Një nismë që kërkon përpjekje dhe veprime të menjëhershme, është mesazhi I tij, i njëjti në fakt i nisur nga orteku i demonstruesve që dolën në rrugë fillimisht në Gllazgou – të paktën 100.000 në shesh, ndërsa organizatorët flasin për 250.000 – dhe më pas në qytete të ndryshme të botës, si dhe shumë qytete evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin, Amsterdamin dhe Brukselin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje