Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Rama komentoi vetëm një fjali rreth takimit: “Një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”.

Kryeministri Rama e shoqëroi komentin e shkurtër me foto nga takimi, ku dallon një prej tyre ajo e ambasadores amerikane Yuri Kim me dy gishtat lart.
Një ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim njoftoi se në Tiranë kishin mbërritur tre anëtarë të Kongresit të SHBA-së.
“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni të hënën për më shumë detaje!”, u shpreh ambasadorja Kim.
Very pleased to welcome 🇺🇸 Members of Congress @RepSlotkin @RepDavidValadao @RepLaTurner to Tirana for important discussions with 🇦🇱 leaders. Stay tuned for more details tomorrow! pic.twitter.com/eHewz5ppXw
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 7, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje