Politike

Vizita e kongresmenëve amerikanë, Kim: Tregues se marrëdhëniet mes shteteve tejkalojnë ato partiake

Ambasadorja Yuri Kim, ka ndarë detaje nga takimet e kongresmenëve amerikanë me krerët e politikës shqiptare.

Ajo shkruan në “Twitter” se ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar nga Rama e Basha që të ketë përparim në sundimin e ligjit, në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë investitorë.

Gjithashtu ajo shkruan se këto takime, tregojnë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës tejkalojnë politikën partiake.

“Takimet me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Opozitës Lulzim Basha tregojnë se marrëdhëniet i tejkalojnë politikat partiake”.

Kongresmenët amerikanë vizituan gjithashtu të evakuuarit afganë që kanë kërkuar strehim të përkohshëm në Shqipëri.

“Një falenderim i madh për Shqipërinë dhe për qytetarët shqiptarë për mikpritjen e tyre. Jam krenare të shoh organizata jofitimprurëse amerikane, biznesmenë dhe vullnetarë që janë në mbështetje të atyre personave në nevojë”, shkruan Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë