Politike

E akuzoi Blinken se po sfidohet nga gjykata e Parisit për Berishën, Grenell takon Metën në Tiranë

Bashkëpunëtori i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell ndodhet në Tiranë prej ditës së hene ku ka paralajmëruar së do të zhvilloje disa takime në vend.

Të parin sa duket e ka zhvilluar me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Pak ditë më parë, përmes një postimi në Twitter, Grenell  foli për çështjen “Berisha” dhe faktin që, sipas tij,  Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po sfidohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare, duke iu referuar asaj të Parisit, ku ish-kryeministri Sali Berisha e depozituar padi për shpifje.

Grenell hodhi akuza edhe ndaj Soros në këtë debat.

Megjithatë, Presidenti Meta e ka përcjelle takimin me një koment gjithepërfshirës dhe parimor.

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është gjithmonë i vlerësuar…”, shkruan Meta në Twitter rreth takimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë