Sali Berisha e akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga “Foltorja” e Pogradecit se ai nuk është më vetvetja dhe se vijon të zbatojë urdhrat si peng. Sipas tij, Basha qëndron i mbyllur në zyrë dhe është shkëputur nga anëtarësia.
Berisha gjithashtu shtoi se Basha nuk e meritoi kurrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Pasi udhëhoqi PD-në nga disfata në disfatë zgjodhi të shkëputet përfundimisht nga ju, ndërpreu çdo kontakt me ju, komunikon me 4 muret, nuk njeh ligj nuk njeh statut. Sillet sikur të kishte ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo një i ri shqiptar i ardhur nga një vend Perëndimor. Pas një dhunimi flagrant të Statutit dhe shkelmimit flagrant të forumeve të partisë, pas shkëputjes totale nga anëtarësia e partisë, vetëm e vetëm se nuk është vetja e tij, dhe për këtë nuk keni përgjegjësi ju, përveç vetes së tij.
Në vend të dorëheqjes vazhdon zbaton urdhra si peng. Njëherë thotë se për mua nuk ka forume, nuk ka Statut, nuk ka Kuvend. Njëherë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Por një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flasë për kohën. Por që te flasësh për kohën duhet të kesh kohë. Është një gabim i madh i jetës time kur në vitin 2017 i kërkova dorëheqjen për humbjen poshtëruese, duhet të dilja në garë dhe të shpëtonim PD-në nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj. Nuk është një nismë për interesa personale. Ata që besuan një gjë të tillë mashtrojnë veten e tyre”, tha Berisha.
Ai njoftoi se janë mbledhur 4200 firma për Kuvendin Kombëtar dhe do të dorëzohen nesër në selinë blu.
Berisha iu drejtua Bashës duke i thënë të përkulet para këtyre firmave, ndërsa theksoi se në Kuvend do të jenë 10 mijë.
“Kam një lajm të keq për peng kryetarin. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve të PD se 4200 kanë firmosur. Do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj, do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren ndaj narko-shtetit,” u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje