Ka ndodhur

Hedhja e inerteve në bregdet: Policia e Vlorës bllokon mbi 10 kamionë në pikën e Triportit

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdet dhe në zonën e Pyllit të Sodës duke bllokuar mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e Triportit deri në verifikim të plotë.

Aksioni erdhi pas denoncimit se inerte të shumta po shkarkoheshin në det dhe në Pyllin e Sodës.

Policia i nisi kontrollet pas vizitës së bërë nga kryeministri Edi Rama në fundjavë i cili tha se uniformat blu duhet të jenë në çdo kilometër të vendit dhe të raportojnë shkeljet, ndërsa paralajmëroi gjoba për bizneset.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë