Daniel Serwer, analisti amerikan dhe njohësi i mirë i çështjeve ballkanike ka komentuar në lidhje me pretendimin e ngritur në Serbi se Richard Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Beogradi për të lobuar pro tij në Uashington.
“Më dërgoni provat se kjo është e vërtetë dhe unë do t’i dorëzoj ato personalisht te Departamenti i Drejtësisë”, shkruan Serwer.
I pari që tha se Richard Grenell paguhet nga Serbia për të lobuar pro saj në përplasjen me Kosovën dhe Albin Kurtin ishte analisti serb, Dushan Janjiç.
“Si ta shpjegojmë këmbënguljen e propagandën proserbe dhe antikosovare të Richard Grenell? Serbia e paguan Grenell, që nuk është i regjistruar si lobit, 100 mijë dollarë në muaj, 1.2 milionë në vit!”, tha Janjiç.
Në një reagim, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë. “Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, deklaro ai.
Ish i dërguari i Posaçëm i Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës u ndal të martën në Tiranë, ku zhvilloi takim edhe me Presidentin Ilir Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje