Politike

PR, Mediu: Ka rrugë që PD të gjejë mirëkuptim dhe të bëhet më e fortë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu sheh ende dritë në fund të tunelit kur pyetet për zhvillimet e brendshme në PD.

Sipas tij, ka rrugë për të gjetur mirëkuptim dhe për ta bërë më të fortë PD-në.

“Aleanca me PR dhe PD është e hershme dhe shpresoj që PD të dalë nga kjo krizë. Vlera e PD qëndron në ata që kanë themeluar PD, që kanë pjesë në nivel lokal e qendror, dhe padyshim të jetë e hapur për një sinergji të re me njerëz të rinj në PD. PD është vlerë e shoqërisë shqiptare dhe në këtë pikëpamje duhet të përcaktohet qëllimi dhe zgjidhja e këtij qëllimi. Ka rrugë për të gjetur mirëkuptim për ta bërë më të fortë PD dhe për ti dhënë një raport më ndryshe edhe opozitës nën lidershipin e PD”, tha Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë