Bota

ISIS kërcënon ministrin e Jashtëm italian, fotoja e tij në revistën e Kalifatit

“Al Naba”, revista e ISIS (Shtetit Islamik), rikthehet për të kërcënuar Italinë dhe Luixhii Di Maion, duke publikuar në faqen e saj një foto të ministrit të Jashtëm.

Fotoja daton në samitin e koalicionit anti-Daesh të mbajtur në qershor në Romë. Në artikullin e titulluar “Pse i tremb Kalifati”, përmendet edhe “pushtimi i Romës”. Në korrik e këtij viti, kreu i diplomacisë italiane, kishte marrë kërcënime në të njëjtën revistë terroriste të grupit.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mori pjesë gjithashtu në samitin e Romës në qershor, së bashku me Di Maion.

“Unë jam pranë Luixhi Di Maios për kërcënimet e reja, shumë serioze të marra nga terroristët e ISIS. Ne nuk kemi frikë: angazhimi i tij, në shërbim të vendit dhe stabilitetit ndërkombëtar, nuk do të ndikohet nga aktet e frikësimit. Me Luixhin, është prekur secili prej nesh”, – u shpreh në Twitter ish-kryeministri italiane Xhiuzepe Konte në solidaritet me ministrin.

“Italia nuk do të tërhiqet asnjë centimetër në luftën e saj kundër terrorizmit ndërkombëtar. Kërcënimet e ISIS ndaj ministrit Luixhii Di Maio janë kërcënime për të gjithë komunitetin tonë”, – deklaroi kryetari i Senatit, Roberto Fico.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë