Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i propozoi kryesisë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, duke mos njohur Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.
Por cilat do të jenë pikat e rendit të ditës?
“Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
2. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
3. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipër
4. Organizatat partnere, Forumi Rinor i PD, dhe Lidhja e Gruas, të paraqesin për miratim pranë Kryesisë së partisë Statusin e organizimit të tyre, ku parimet bazë të jenë të ngjashme më ato të PD.
5. Çdo vendim apo akt tjetër që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë do përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të PD.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave organizative për njoftimin dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, pesë ngarkohet sekretari i përgjithshëm, forumi rinor, dhe lidhja e gruas për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi të Kryesisë”
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje