Bota

Emigrantët, Polonia do të ndërtojë një mur 180 km të gjatë në kufirin me Bjellorusinë

Polonia do të fillojë ndërtimin e një muri në kufirin me Bjellorusinë në dhjetor. Lajmi u bë i ditur nga qeveria e Varshavës, në mes të krizës së emigrantëve me Minskun.

Ditët e fundit, ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminsky kishte deklaruar se struktura do të përfundojë së ndërtuari nga mesi i vitit 2022: “Do të jetë 180 kilometra e gjatë, 5,5 metra e lartë dhe do të përdoren zgjidhjet më moderne”.

Aksioni që do të zbatohet përmes ndërtimit të një barriere në kufirin me Bjellorusinë “është një investim absolutisht strategjik dhe prioritar për sigurinë e kombit dhe qytetarëve të tij”, tha Ministri i Brendshëm i Varshavës, Mariusz Kaminski.

Kontratat do të nënshkruhen deri më 15 dhjetor dhe puna në kufi do të nisë në fund të këtij muaji, 24 orë në ditë me tre turne.

Barriera ka një kosto të vlerësuar prej 353 milionë euro dhe pritet të shtrihet 180 kilometra, rreth gjysma e gjatësisë totale të kufirit polako-bjellorus. Muajin e kaluar, Parlamenti dha dritën jeshile për të ndërtuar pengesën e gjatë metalike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë