Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të opozitës se qeveria do të shpenzojë një shumë prej 113 mln eurosh për PPP në vitin e ardhshëm, të cilat sipas tyre do të shkojnë vetëm për disa oligark.
Braçe tha se qeveria ende paguan 100 mln dollarë për koncesione të bëra nga qeveria paraardhëse. Por në të njëjtën kohë shpotiti edhe qeverinë kur tha se, “ndërkohë që ne godasim favoret për bujqit dhe prodhuesit, nuk prekim favoret për ndërtuesit”.
“Për investimet do paguajnë 1.1 ose 1.2 mld dollar, por ç’vlerë ka kur shajmë punën e njëri-tjetrit. Udhëheqësi juaj vjen këtu dhe flet për nevoja pushteti, për marrëveshje dhe rregulla që të çojnë tek pushteti. E ndjek i yni për të krijuar hapësirë dialogu. Por si nuk u ulëm njëherë ne dhe ju për të folur për një paketë investimesh në infrastrukturë, rrugë ura tunele energji dhe internet, investime në bujqësi shëndetësi dhe arsim.
T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lartë vrimën. Çfarë do i bëni internetit 5G. Ne dhe ju nuk do i bëjmë dot ndryshe. Të vijmë tek PPP, çdo i bëni ndryshe. Dëgjova një debat për 113 mln dollarë. Paguajmë 100 mln dollar për kontraktorët tuaj. A ja vlen ta shajmë njëri-tjetrin për këtë. Një buxhet nuk është ekonomia por nuk mund të kthehet në mbartëse. Paketën fiskale, dhe natyrisht, gjithë efektet e saj, ajo që më dhemb është bujqësia. Ata që mua më dhembin janë bujqit. Vazhdon goditja me skemën e pabarabartë të TVSH-së.
Vazhdon goditja, e habitshme në bujqit. Ndërkohë që ne godasim favoret për bujqit dhe prodhuesit por nuk prekim favoret për ndërtuesit”, tha Braçe.
Më tej ai shtoi: “Sot ne e prekim TVSH në inupte bujqësore. Ne vazhdojmë flasim gjithë ditën për qumështin pluhur, por nuk mendojmë dëmin që i bëjmë qumështit të bujkut. Të barazojmë skemën e TVSH-së. Të krijojmë bursën që bujku ta dijë se me sa e shet qumështin e tij. Të çlirojmë tregun e inputeve bujqësore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje