Sport

ShBA do bojkotojë Olimpiadën e Pekinit, shkak shkelja e të drejtave të njeriut

Një ditë pas takimit mes Joe Biden dhe Xi Jinping vjen një skup i bujshëm mediatik nga prestigjiozja amerikane “Washington Post”, sipas së cilës, Shtëpia e Bardhë do të njoftojë shumë shpejt se presidenti amerikan nuk do të shkojë në Olimpiadën dimërore, që do të zhvillohet në Pekin pas tre muajsh.

Po ashtu, gazeta amerikane bën të ditur se nuk do të ketë asnjë përfaqësues të administratës amerikane të pranishëm në këtë Olimpiadë. Ky është një vendim që vjen si shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë kineze. Pavarësisht këtij vendimi, sportistët amerikanë do të marrin pjesë në aktivitet.

Sipas burimeve të cituata nga “Washington Post”, vendimi zyrtar nuk është marrë ende, por i është dërguar presidentit Biden një rekomandim formal në këtë drejtim dhe ai pritet ta aprovojë brenda muajit nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë