Politike

Shkarkimi i Metës, Kushtetuesja cakton seancën e diskutimit me 18 janar

Raporti prej 98 faqesh i Kuvendit ku e akuzon Presidentin Ilir Meta për shkelje të 16 neneve të Kushtetutës, duke sjellë edhe shkarkimin e tij do të shqyrtohet në Kushtetuese në datë 18 Janar 2022.

Kushtetuesja ka caktuar datën e seancës plenare ndërsa vendimi do të jepet në një kohë të mëvonshme.     

Pikërisht në këtë datë, Presidenti i Republikës që refuzoi komisionin hetimor duke e konsideruar ilegjitim do të jetë i detyruar që të mbrohet para kësaj gjykate ndaj akuzave të ngritura prej socialistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë