Bota

Covid 19 në Gjermani, Merkel: Situatë dramatike, numri i të vdekurve po rritet

Situata e Covid 19 në Gjermani është dramatike. Kështu tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur në një takim me kryebashkiakëve.

Merkel, duke nënvizuar se për virusin është “plotësisht indiferente nëse vendi ka një qeveri akoma të paformuar apo me kapacitet të plotë”, theksoi se “numri i vdekjeve është i frikshëm”, ai i pacientëve në terapi intensive në rritje dhe se “e vetmja rrugëdalje nga pandemia, është vaksinimi”.

Kështu, Gjermania mund të mos e zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme më 25 nëntor, por për Merkelin “nuk mund të ketë dyshim se jemi në mes të një emergjence”.

Dhe kancelarja nuk kurseu një kritikë për faktin se konsultimi mes Shtetit dhe Rajoneve, i planifikuar për të enjten, mbërrin “vonë”: “Vala e katërt e Covidit na godet me forcë”, tha ajo, prej andej do të duhet “të vijë një sinjal i qartë”.

Qëllimi, shpjegoi Merkel, ka qenë gjithmonë “shmangia e mbingarkesës së objekteve shëndetësore”, por “e vërteta e hidhur”, është se në zonat më të prekura nga virusi, “kjo nuk është më e mundur”.

Në 24 orët e fundit – ndërkohë që ndikimi i valës së katërt të virusit është ndjerë në pjesë të mëdha të Evropës, e cila godet rëndë, përveç Evropës, edhe SHBA-në dhe Kanadanë – 52,825 infeksione të reja janë regjistruar në Gjermani; të vdekurit ishin 294. Incidenca është rritur në 294 infeksione të reja për 100,000 banorë.

Berlini, tani po planifikon të prezantojë rregullin 2G + – i cili do të lejonte akses në disa mjedise vetëm për njerëzit e vaksinuar dhe të kuruar me një test negativ së fundmi.

Gjithnjë e më shumë, Landet po zgjedhin të miratojnë rregullin 2G, duke përjashtuar kështu të pavaksinuarit nga restorantet, baret dhe ngjarjet kulturore.

Në Saksoni, duke pasur parasysh situatën kritike, rregulli është shtrirë edhe në dyqanet me pakicë, nga të cilat përjashtohen vetëm supermarketet dhe farmacitë.

Ka debate për shtrirjen e mundshme në nivel federal të protokollit që parashikon përjashtimin e të pavaksinuarve nga vendet publike: vendimi duhet të vijë në ditët në vijim.

“Nuk është tepër vonë për të zgjedhur një dozë të parë të vaksinës”, – tha Merkel. Kushdo që vaksinohet mbron veten dhe të tjerët. Dhe nëse vaksinohen një numër i mjaftueshëm njerëzish, ne mund të dalim nga pandemia”.

Komisioni i Përhershëm i Vaksinimeve, ‘Stiko’, ka rekomanduar që mundësia e marrjes së dozës së tretë të shtrihet për të gjithë të rriturit.

Në Gjermani, vetëm 68 për qind e popullsisë ka marrë një vaksinë kundër Covid. Pesë për qind kanë marrë gjithashtu dozën e tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë