Shtatë të vdekur dhe shtatë të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në zonën Komotini në Greqi. Aksidenti i rëndë ndodhi pak pas mesnate rreth orës 00:20 sipas orës lokale.
Një automjet që transportonte emigrantë të paligjshëm doli nga rruga. Mjeti ka qenë me shpejtësi kur humbi kontrollin dhe u përplas. Shtatë emigrantë humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur, të cilët u dërguan në spital.
Sipas disa mediave lokale greke, thuhet se automjeti drejtohej nga një shtetas moldav, i cili udhëtonte me shpejtësi tepër të lartë. Makina tentoi të kalonte në rrugën dytësore, por humbi kontrollin dhe u përplas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje