Politike

PD, Tabaku: Negociatat me Shqipërinë duhet të hapen, si mjet monitorimi

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi të premten Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Lin Hard.

Gjatë takimit, Tabaku theksoi se integrimi europian është një proces që kërkon një strukturë përgjegjëse dhe nuk ka një buxhet të dedikuar.  

Ajo u shpreh se Bashkimi Europian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo sepse janë përmbushur kushtet por si një mjet monitorimi për vendin.

Një temë tjetër e cila u diskutua gjatë takimit është numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria.

“Tabaku u shpreh se gjatë viteve të fundit është rritur numri i azilkërkuesve nga vendi. Ky ishte dhe shqetësimi i ngritur nga ministri i brendshëm austriak, gjatë vizitës së tij në shtator të këtij viti. Ajo shtoi se ligji i propozuar nga qeveria “Për të huaj” i jep mundësinë shumë qytetarëve nga vende të treta të përdorin vendin si urë kalimi drejt Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë