I gjithë debati i PD-së sot është i fokusuar në dy data; Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha dhe ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha.
Secila prej palëve që përfaqëson njërin apo tjetrin kanë zbritur në bazë. Këtë gjë ka bërë edhe deputeti i PD-së, nënkryetar i grupit parlamentar, Ervin Salianji.
Si deputet i Korçës ai ka zbritur në këtë qark për të treguar se strukturat janë me Lulzim Bashën.

“Mbledhje kryesie e Partisë Demokratike dega Korçë!
Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të drejtuesve të Grupseksioneve dhe seksioneve, çdo demokrati që përballë çdo represioni shtetëror, joshje qeveritare apo kërcënimi arritën të marrin rezultatin më të mirë dhe se 2009!
Në 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar përbashkues i PD-së”, njoftoi Salianji, duke i bashkëngjitur një tjetër njoftim, pas mbledhjes së kryesisë dega Maliq.
“Mbledhje e kryesisë PD dega Maliq, të gjithë të bashkuar rreth interesit të Partisë Demokratike! Mirënjohës për vetedijen e lartë politike të drejtuesve të strukturës që ishin në unison pa asnjë ndarje!”, shkruan ai në faqen e tij Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje