Në takimin e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, Sali Berisha reagoi ndër të tjera edhe ndaj deklaratave të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
“Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore, që më shumë se interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Në një dalje televizive u shprehe se po fitoi Berisha nuk do t’i jap dorën, tani do t’i përgjigjem: Dera e Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që e kemi përmbys diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush në 30 vite. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se plani i Edi Ramës ishte shndërrimi i PD-së në ministri të Ramës. “Rama dhe padrinoja e tij Soros, e kishin të qartë se unë nuk do pranoja kurrë një aleancë me PS-në, se ishte gjëmë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Atëherë menduan të më ndëshkonin pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, dhe në këtë mënyrë me peng-Bashën do mund të merrnin cdo vendim kundra jush, kundra demokratëve dhe interesave të Shqipërisë”, shtoi ai.
Berisha foli edhe për histori regjistrimesh në PD.
“Ju garantoj që dora dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte se të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.
Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?”, tha Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje