Gjithçka në PD po shihet se çfarë po bën pala tjetër kundërshtare.
Kësaj here jo tek PS, por brenda saj.
I tillë është edhe komenti i Fatbardh Kadillit në Facebook që hedh një akuzë se pse sot PD-ja po hesht për përgjimet e prokurorisë italiane ndaj Rezart Taçit ku mediat italiane kanë përfshirë në to edhe një zv-kryeministër
“Pse hesht PD?
Partia Demokratike e ka mbyllur gojën për zëvendës kryeministrin e kapur në përgjimet e prokurorisë italiane se do ndihmonte për pastrim parash. Një heshtje skandaloze për një parti që reagon edhe për rojet e bashkive. Ku përfundoi lufta kundër “armikut numër një të shqiptarëve”? A është blerë heshtja e PD-së?, shkruan Kadilli.
Pak ditë më parë pati një debat të ashpër në Kuvend mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes
Salianji iu drejtua Erion Braçes nëse ishte ai “zv.kryeministri që ka dalë në përgjimet e dosjes së Rezart Taçit”.
Braçe nga ana e tij hoqi përgjegjësitë duke sqaruar se dokumenti i përgjimit të Taçit mban datën 18 tetor 2021 kohë kur ai nuk ka pasur këtë detyrë.
“…Më 9 shtator kur u betua qeveria roli im ka qenë deputet në sallë të kuvendit”, tha Braçe duke mbetur debati vetëm në ato kufij dhe brenda asaj dite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje