Politike

Mandati i përjetshëm i prokurorëve të SPAK në dorë të PD-së

Kërkesa e prokurorëve të SPAK për mandat të përhershëm lips ndryshime kushtetuese, për të cilat është i nevoshëm edhe dakordësia e opozitës, pasi të vetëm socialistët nuk i kanë votat e nevojshme për këtë.

Megjithatë, as vetë socialistët nuk kanë një mendim për këtë kërkesë, as pohues dhe as mohues. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha vetëm që nuk ka një nismë konkrete zyrtare në Kuvend.

“Bëhet fjalë për ndryshim kushtetues dhe ndryshimet kushtetuese kanë një procedurë tepër të veçantë të parashikuara nga Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Nuk ka një propozim konkret nga një grup deputetësh, të cilët janë i vetmi instrument për ta futur këtë nismë në procedurë”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni të të KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zyrtarizuar kërkesën që të gjithë prokurorët e saj të kenë mandat të pakufizuar.

Në letrën e firmosur nga të 15 prokurorët e SPAK dhe të dorëzuar në Kuvend, thuhet se vetëm me një mandat të pakufizuar ata do të ndiheshin mirë në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar. Në shkresë janë firmat e të gjithë prokurorëve dhe të kreut të SPAK, Arben Kraja dhe nënvizohet se vetëm përmes sigurisë së një mandati pa kufi nuk do ta kenë më frikën së çfarë ndodh pas mandatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë