Ish-agjenti i SHISH-it, Xhevahir Mzhika, është arrestuar si i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2014 tek ish-Fusha e Aviacionit në kryeqytet.
Shtatë vite më parë, Mzhika vrau me armë zjarri pronarin e servisit, Florian Selmani pas sherrit për një gomë makine.
Në lidhje me ngjarje e ndodhur në 16 guht 2014, Mzhika është dënuar me 10 vite burg. Policia ka bërë të mundur lokalizimin e tij në bazë të informacioneve në rrugë operative dhe më pas ka ndërmarrë aksionin për finalizimin e arrestimit në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit. Mzhika ka tentuar të largohet por është neutralizuar menjëherë nga policia.
Autori dhe viktima ishin konfliktuar me njëri-tjetrin për një gomë makine që Mzhika e kishte dërguar për ta riparuar në servisin e vëllezërve Selmani.
Mzhika e kishte vendosur gomën në aksin e pasmë të automjetit, e cila kishte plasur gjatë kthimit nga Gjiri i Lalzit, ku ai po udhëtonte me familjen e tij.
Kjo ka revoltuar ish-agjentin e SHISH, i cili ka shkuar te servisi për t’u kërkuar llogari dy vëllezërve Selmani.
Gjatë përleshjes fizike, Mzhikës i ka rënë në tokë një çantë e zezë. Në momentin kur është larguar, ai është ulur për të kapur çantën nga ku nxjerrë një pistoletë, me të cilën qëlloi në drejtim të Selmanit.
Duke u larguar për nga porta e servisit, ai është ulur, ka marrë çantën, ka nxjerrë prej saj një pistoletë të vogël me ngjyrë gri, me të cilën ka qëlluar një herë drejt viktimës Florian Selmani. Ai ka shtënë nga një distancë e afërt në pjesën e majtë të kraharorit.
Viktima ka vazhduar të ecë pak metra dhe më pas është rrëzuar, duke humbur ndjenjat për shkak të gjakderdhjes. Ai është shoqëruar menjëherë për në spital nga vëllai i tij, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë. Nga ana tjetër, pasi ka qëlluar me armë, Xhevahir Mzhika është larguar menjëherë dhe që nga ajo ditë nuk është gjetur më, me gjithë kërkimet e bëra nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje