Politike

Berisha përsëri thirrje Sekretarit dhe nënkryetarëve të PD-së: Jepni dorëheqjen, bashkohuni me ne më 11 dhjetor

Nga “Foltorja”, këtë herë në qytetin e Matit, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me thirrjet kundrejt nënkryetarëve të PD-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Kryesisë që të japin dorëheqjen dhe të bashkohen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i drejtohet atyre “të mos bëhen skllevër të Bashës” dhe e ka konsideruar Bashën si një aleat të kryeministrit Rama duke vrarë shpresën e demokratëve, referuar dhe zgjedhjeve të vitit 2017 dhe vitit 2021.

 “Mbështetja juaj do të rithemelojë Partinë Demokratike dhe pluralizmin. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga viti 1990. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, se narkoshteti do të jetë e ardhmja e shqiptarëve gabuan rëndë. Edi Rama merr me 11 dhjetor përgjigjën më të hidhur.   Jam këtu për t’i bërë thirrje çdo anëtari të kryesisë se janë të rinj të politikë dhe duhet të korrigjojnë gabimin e tyre.  Sa më shpejt jepni dorëheqjen, bashkohuni në Kuvendin e 11 dhjetorit.  Ndaj i kërkoj sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve jepni dorëheqjen, mos rrini si skllevër”- tha Berisha nga Foltorja në Mat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë