Holanda ka filluar të zhvendosë disa pacientë me Covid 19 në Gjermani për të lehtësuar mbingarkesën spitalore në kujdesin intensiv.
Agjencia e lajmeve “Nos”, raporton për dy pacientët e parë të transferuar nga Roterdami në qytetin e Bokumit. “Ne synojmë të krijojmë hapësirë në mënyrë që kapacitetet e kujdesit intensiv të mbeten të disponueshme si për pacientët me Covid, ashtu edhe për kujdesin e rregullt”, shpjegoi Koordinimi Kombëtar për Shpërndarjen e Sëmundjeve.
Dyndjet e të sëmurëve me COVID-19 kanë ezauruar të gjithë shtretërit në këto reparte në Holandë. Kjo situatë ka bërë që të rritet numri i të vdekurve, pavarësisht se mbi 70% e të popullsisë është plotësisht e vaksinuar.
Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat).
Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.
Ndërkohë, Austria ka vendosur të ofrojë për të gjithë qytetarët vaksinën e tretë katër muaj pas dozës së fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje