Bota

Dëshmia e rreme, afro-amerikani lirohet nga akuzat për vrasje pas 43 vitesh burg

Afrikano-amerikani Kevin Strickland, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre personave të bardhë, u lirua nga një gjykatës pasi kaloi 43 vjet burg.

Dëshira e parë 62-vjeçarit, ishte të shkojë në varrin e nënës dhe të shëtisë në oqean, të cilin nuk e ka parë kurrë personalisht.

Një rast tjetër i drejtësisë së gabuar amerikane, ndoshta i ngjyrosur me paragjykime raciste, është shembulli më i gjatë i dënimit të gabuar në Mizuri dhe një nga më të gjatët në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mungesa e provave dhe rrëfimi i vrasësit – Strickland u dënua në vitin 1978 për vrasjen e Sherrie Black, 22 vjeç, Larry Ingram (21) dhe John Walker (20). E gjitha kjo, pavarësisht mungesës së provave fizike që e lidhnin me vendin e krimit, alibisë së dhënë nga disa familjarë dhe pranimit të vrasësve, se ai nuk ka marrë pjesë në krimin e trefishtë.

Dëshmia e rreme – Çështja u ndërtua në bazë të dëshmisë së Cynthia Douglas, e vetmja e mbijetuar dhe dëshmitare e sulmit, e cila megjithatë u vu nën presionin e hetuesve dhe më pas u përpoq më kot të tërhiqte deklaratat e saj.

Arsyet e lirimit – “Në këto rrethana unike, besimi i gjykatës në dënimin e Strickland, është dëmtuar aq shumë, sa nuk mund të mbajë më, kështu që dënimi duhet të anulohet,” shkroi gjykatësi James Welsh, duke dekretuar lirimin e menjëhershëm të të burgosurit. Një vendim i kritikuar nga republikanët e Mizurit, duke filluar nga guvernatori.

Historia – Gjithçka filloi më 25 prill 1978, kur 21-vjeçari Vincent Bell – një fqinj, të cilit babai i tij i kishte thënë të qëndronte larg – Kim Adkins (19) dhe Terry Abbott (21) dhe një 16-vjeçar, kishin ndaluar jashtë shtëpisë së Strickland, i cili pas një bisede të shkurtër me ta, preferoi të qëndronte në shtëpi me vajzën e tij të sapolindur.

Më pas, grupi organizoi një sulm ndëshkues në një shtëpi njëkatëshe për t’u hakmarrë për humbjen e lojërave të fatit me zare, duke lidhur dhe vrarë tre të rinj brenda ndërtesës. Douglas, e cila ishte e dashura e njërit prej viktimave, u plagos dhe u shtir si e vdekur.

Më pas ajo arriti të shpëtonte dhe të kërkonte ndihmë. Pastaj policia hyri në shtëpinë e Strickland dhe e çoi atë në qeli për verifikim së bashku me afrikano-amerikanët e tjerë.

Një nga hetuesit i bëri presion të resë për të akuzuar Strickland-in për vrasje dhe kështu ai u gjykua dhe u dënua. Alibitë dhe pranimi i fajit nga Bell dhe Abbott, se shoku i tyre nuk ishte i pranishëm në vendin e masakrës, nuk ishin të dobishme.

Herën e parë që Douglas (dëshmitarja) iu afrua prokurorit pas dëshmisë së Bell për të duke shfajësuar Strickland nga akuzat, u largua dhe u kërcënua me aktakuzë për dëshmi të rreme. Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitet 1990.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë