Arrihet marrëveshja në Berlin për formimin e qeverisë në formatin “semafor” (E kuqe, Portokalli, E Gjelbër). Në orën 15:00, social-demokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), do të prezantojnë kontratën e koalicionit.
Kështu, Gjermania do të ketë një qeveri 59 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 26 shtatorit, të cilat panë që SPD të mbizotërojë me 25.7%.
Sipas lajmeve të para në mediat gjermane, liberali Christian Lindner do të drejtojë Ministrinë e Financave, kreu i të Gjelbërve, Robert Habeck do të jetë zëvendës-kancelar, si dhe kreu i një super ministrie që do të bashkojë Ekonominë dhe Klimën, ndërsa bashkë-presidentja e ekologjistëve, Annalena Baerbock do të mbajë postin e Ministrisë së Jashtme.
Emrat e tjerë, janë ata të Hubertus Heil (Spd) në Ministrinë e Punës, i vetmi ministër në largim i konfirmuar deri më tani, Sekretari i Përgjithshëm i FDP-së Volker Wissing te Transporti dhe liberali Marco Buschmann në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Socialdemokratët, të cilët përfaqësojnë kancelarin, kanë marrë ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, një departament të ri të Ndërtimit dhe Strehimit, Ministrinë e Punës dhe Sociale dhe atë të Shëndetësisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik.
Ndërsa të Gjelbrit, kanë marrë departamentet e Ekonomisë dhe Klimës, Punëve të Jashtme, Familjes, Bujqësisë, Mjedisit. Për liberalët, janë edhe Financa, Drejtësia, Transporti, Arsimi dhe Kërkimi.
Në mbledhjen e saj të fundit të kabinetit, Angela Merkel mori një dhuratë nga kolegët e saj, e cila i ftoi ata të “kapin momentin”.
Imazhet në Twitter janë postuar nga ministrja Demokristiane e Bujqësisë, Julia Kloeckner: dhurata e ofruar për kancelaren, e cila do të largohet nga qeveria pas 16 vitesh – është një “Cornus controversa Carpe Diem”, një bimë vazoje dekorative, tip ‘Bonsai’.
“Një pemë interesante”, tha ministrja Kloechner me shaka: “Me kolegen time Svenja Schulze menduam, me pak humor, që të mbillnim një pyll”. “Fidani është dhurata lamtumire e qeverisë federale për kancelaren”.
Merkel mori gjithashtu – nga pasardhësi i saj tashmë i afërt, ministri në largim i Financave, Olaf Scholz – një buqetë shumëngjyrëshe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje