Qeveria franceze njofton se 27 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pasi varka me të cilin udhëtonin drejt Britanisë së Madhe u mbyt në Kanalin e La Manshit.
Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur menjëherë dhe deri në këto momente 5 emigrantë janë nxjerrë pa ndjenja nga uji. Alarmi në policinë franceze u dha nga një anije peshkimi, e cila lajmëroi se kishte pikasur në det dhjetëra trupa njerëzish.
Kryeministri francez, Jean Castex, tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.
“Mendimet e mia janë me viktimat e kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë problemet dhe nevojat e tyre”, është shprehur Castex.
Në muajt e fundit është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nga Franca në drejtim të Britanisë së Madhe përmes Kanalit të La Manshit.
Sipas të dhënave, deri në muajin nëntor, numri i emigrantëve që kanë hyrë në Britani ka qenë 3 herë më i madh, krahasuar me një vit më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje