“Foltorja” e Sali Berishës ka filluar të bëjë publike emrat e delegatëve të saj duke nisur nga Tirana.
Një ditë pas publikimit të emrave të delegatëve të degës 6 dhe 3, të premten u publikua lista e emrave të delegatëve të degës 7 ndërkohë që edhe dega 9 e Tiranës ka dalë me një vendim kryesie ku shumica mbështesin Kuvendin e 11 dhjetorit.
Në mbledhjen e kryesisë, ku morën pjesë 25 anëtarë nga 34 në total, u vlerësua se Kuvendi i 11 dhjetorit “do të shënojë një ditë historike për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Vendimi u miratua nga 25 anëtarët e kryesisë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Ndërkohë, dega numër 7 e Partisë Demokratike në Tiranë ka publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Emrat u lexuan nga sekretari i degës, Shpëtim Qordja.
Qordja tha se kjo degë ka 86 delegatë dhe nga këta, 46 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje