Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e Nexhmije Shkalla, përcolli një mesazh.
“Kjo është koha për të kujtuar sesi 2 vjet më parë dhe 2 vjet në vazhdim njerëzit u braktisën, u lanë në mëshirë të fatit. Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra. Për të kujtuar sesi ndonëse fatkeqësia nuk i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë, qeveria i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë. Dhe se si shumë banorë të Durrësit, të Fushë Krujës, të Thumanës, të Kurbinit vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të paguajnë indiferencën e qeverisë e cila i ka varfëruar, i ka futur në borxh dhe i ka shkatërruar edhe një jetë që nuk ishte normale dhe para tërmetit.
Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, të cilëve duhet tu shpreh mirënjohjen në këtë 2 vjetor të 26 nëntorit, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë.
Mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti e në veçanti atyre që kanë mbetur pa strehë e që janë në kushte të mjera ekonomike apo në rrethana të rënduara shëndetësore siç është dhe rasti juaj zonja Nexhmie me bashkëshortin, me Kujtimin në një gjendje të sëmurë dhe të paralizuar prej më shumë se 2 vjetësh”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje