Ceremonia e përvitshme e ngritjes së Flamurit në qytetin e Vlorës bëri bashkë Kryeministrin Edi Rama me dy “armiqtë” e tij politikë, Presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun e qytetit bregdetar, Dritan Leli.
Ata morën pjesë bashkë në këtë ceremoni, por përveç shfaqjes në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, asgjë duket se nuk ka ndryshuar në raportet që kanë me njëri-tjetrin.
Nga pamjet filmike, Rama nuk shtrëngoi as dorën me Metën dhe Dritan Lelin, para se të rreshtoheshin që të tre bashkë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla për të nderuar Himnin Kombëtar.
Gjithashtu, pas vendosjes së buqetave me lule dhe nderimit të Flamurit, të tre ata e ruajtën “distancën”. Meta u largua i pari, ndjekur nga Dritan Leli, ndërsa Rama i shoqëroi bashkë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Ndërkohë, agjenda e Kryeministrit në ditën e Pavarësisë vazhdon po në Vlorë, ku përurohet nisja e punimeve për ndërtimin e aeroportit në këtë qytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje