Taljanda po synon të ndërtojë miniera të reja për kriptomonedhat që të ringjallë industrinë e shkatërruar të turizmin, nga pandemia.
Autoriteti i Turizmit në Tajlandë po punon me rregullatorët lokalë të kriptove që t’i hapin rrugë monedhës digjitale për t’u përdorur edhe për udhëtimë. Kjo mund të ndihmojë në rimëkëmbjen e turizmit ose të paktën një vlerë prej 80 mln dollarësh.
“Ka njerëz që janë bërë pasanikë duke u marrë me kriptovalutat kështu që tani ata ndoshta duan ta përdorin atë pasuri”,-tha Guvernatori Yuthasak i Tajlandës. “Nëse ata e përdorin monedhën këtu pa pasur nevojën e këmbimit, apo të merren me taksat e qeverisë, për ata do të ishte e leverdisshme.”
Por, do të marrë pak kohë deri sa udhëtarët të nisin të përdorin Bitcoin, Ethereum apo token të tjerë, sepse edhe Tajlanda si shumë shtete të tjera nuk i njohin ende ligjërisht kriptot. Autoriteti ij Turizmit po mundohet ta mundësojë këtë pranim.
Autoriteti po mundohet që deri vitin e ardhshëm, të ketë një kriptomonedhë të vetën, një portogol dhe një ekosistem të ri turizmi.
Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje