Politike

Dega 11 e PD Tiranë, 79% e delegatëve firmosin për Kuvendin e thirrur nga Berisha

Sekretarja e Partisë Demokratike Dega 11 në Tiranë, Dava Marku, ka njoftuar se 79.5% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

“Këta janë delegatët që kanë firmosur formularët për thirrjen e mbledhjes së Kuvendit të Partisë Demokratike më 11 Dhjetor. Dega 11 ka 117 delegatë me të drejtë votë, nga të cilët 88 kanë firmosur, 5 janë emigrantë, duke e llogaritur në përqindje, i bie se 79.5% kanë firmosur thirrjen për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Këto ishin 88 emrat që janë kontaktuar dhe ishin të gjithë dakord për mbajtjen e Kuvendit të datës 11 dhjetor. S’na mbetet gjë tjetër përveçse të themi na u priftë e mbara në këtë kuvend shprese”, tha Marku, pasi lexoi emrat një e nga një.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë