Ka ndodhur

Berat, arrestohen vëllezërit hajdutë të dyshuar për 38 vjedhje

Dy vëllezër në Berat janë arrestuar si autorë të dyshuar të 38 vjedhjeve të kryera në lagje të ndryshme të qytetit. Të arrestuarit janë Artur dhe Fatmir Hyka, përkatësisht 49 dhe 45 vjeç të dy banues në lagjen “Jani Vruho”. Ata u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin banesën e qytetares me iniciale A.A.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që dy vëllezërit të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë