Ka ndodhur

Makina plot me emigrantë, 21-vjeçari nga Tirana kapet në Kukës (Video)

Një 21-vjeçar në Tirana, është kapur duke trafikuar disa emigrantë të paligjshëm nga policia e Kukësit. Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.Gj., i cili u kap duke transportuar me një automjet tip “Honday”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Policia e Kukësit ka publikuar dhe një video ku shihet se mjeti i të riut është i mbushur plot me emigrantë. Tashmë 21-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë