Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në mesin e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike, i cili është goditur nga policia italiane.
Sipas mediave lokale, shqiptarët dyshohet të jenë furnizuesit kryesorë të lëndës narkotikë marijuanë, të cilën e blinin në Shqipëri, e shisnin te një trafikant në Itali, i cili më pas e rishiste në Maltë.
Shqiptarët e arrestuar janë Eriseld Hoxhaj, Ledi Hoxhaj, Emiljano Hoxhaj dhe Fatjon Cuca. Gjatë operacionit anti-drogë policia ka sekuestruar 430 kg drogë, të llojit kokainë, hashash dhe marijuanë. Kjo organizatë përbëhej nga italianë, shqiptarë dhe maltezë, të cilët trafikonin kokainë, hashash dhe marijuanë.
Për 3 shqiptarët, thuhet se roli i tyre ishte sigurimi dhe furnizimi me marijuanë nga Shqipëria dhe më pas lëndën narkotike ja dërgonin anëtarëve të tjerë të grupit në Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje