Ka ndodhur

Transportonin me taksi emigrantë të paligjshëm nga Saranda në Kukës

Dy persona janë arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni të koduar “Taksia”. Policia thotë se V.B., 46 vjeç dhe B.T., 21 vjeç u vunë në pranga, pasi u kapën duke transportuar me taksi 5 emigrantë të paligjshëm të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit me Greqinë.

Të arrestuarit transportonin emigrantët nga Saranda drejt Tiranës dhe më pas do t’i dërgonin në Kukës me qëllim kalimin në Kosovë. Destinacioni final i tyre do të ishin vendet e Bashkimit Europian.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 5 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë