Politike

Dorëhiqet Ferdinand Xhaferraj, në vend të tij vendoset Luan Hoti

Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Kjo pasi kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Luan Hoti, mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike.

Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë