Bota

Biden: Nuk jam babagjyshi, por nuk do të rriten çmimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i premtoi amerikanëve se rritja e çmimeve dhe mungesa e mallrave do të zbutet, pavarësisht se vendi po i afrohet sezonit të pushimeve me variantin e ri të koronavirusit Omicron. Kërkesa e fortë për mallra ka shteruar kapacitetin e ekonomisë, që po vazhdon të luftojë me pandeminë, duke nxitur inflacionin dhe rreziqe politike për presidentin demokrat. Biden tha se kjo është një sfidë botërore, një nënprodukt i një ekonomie të mbyllur nga pandemia, ndërkohë që rikthehet në operim.

Të dhëna të reja gjatë Javës treguan një rritje të  aktivitetit të manfakturës në SHBA dhe punësimit, por sinjalizuan mungesë të lëndëve të para, punës dhe produkteve përfundimtare, duke kontribuar tek rritja e çmimeve për konsumatorët.  Presidenti Biden, që u përpoq menjëherë pas inagurimit në Janar që të rrisë stimujt ekonomik për të mbështetur kërkesën, po has vështirësi për të liruar ngërçet në porte dhe ulur çmimet e mallrave, nga ushqimet e deri tek karburanti.

Varianti Omicron po shton shqetësimet se kërkesa do të ngadalësohet dhe të punësuarit do qëndrojnë në shtëpi. Biden tha se do të prezantojë masa të tjera gjatë Javës për menaxhimin e pandemisë, por që nuk do përfshihen masa të reja të karantinës.

Burimi: FoxBusiness/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë