Në tre ditët e fundit, infeksionet Covid 19 të regjistruara në Afrikën e Jugut u trefishuan: nga 4,373 të martën, në 11,535 në 24 orët e fundit.
Ministri i Shëndetësisë Joe Phaahla, ka konfirmuar zyrtarisht se vendi po hyn në valën e katërt të infeksioneve për shkak të variantit ‘Omicron’, por shtoi gjithashtu se spitalet nuk janë ende nën presion të madh.
Progresi, megjithatë, është mbresëlënës: rastet janë rritur më shumë se 300% brenda një jave, që kur varianti i ri u shpall për herë të parë në tokën e Nelson Mandelës (tani i konfirmuar në rreth 30 vende të botës). Vetëm 42% e të rriturve në Afrikën e Jugut, tha ministri, kanë marrë një dozë të parë të vaksinës.
Megjithatë, një përqindje e madhe në krahasim me shumë vende të kontinentit, që nuk kanë arritur ende 10%.
Infeksionet ‘Omicron’ në Afrikën e Jugut, janë tani të pranishme në shtatë nga nëntë provincat (kryesisht në Gauteng, zemra ekonomike e vendit). Sipas Michelle Groome, nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese të Afrikës së Jugut, ka një rritje të shtrimeve në spital tek fëmijët, veçanërisht nën moshën 4 vjeç.
“Varianti ‘Omicron’ është ndoshta më i shpejti që kemi parë ndonjëherë këtu”, tha për gazetën amerikane “Washington Post” Tulio de Oliveira, drejtor i Qendrës për Reagimin dhe Inovacionin Epidemik në Universitetin ‘Stellenbosch’ në Kejp Taun.
Shabir Madhi, i cili ligjëron imunologjinë në Universitetin e Witwatersrand në Johanesburg, thotë se për momentin në shumicën e rasteve pacientët kanë simptoma të moderuara, kollë të thatë, temperaturë dhe djersitje gjatë natës. Në kulmin e valës së tretë, varianti ‘Delta’ në fillim të korrikut kishte 26,000 raste në ditë.
Mos u frikësoni, predikon kryeministri i Gauteng-ut, David Makhura, ndërsa presidenti Cyril Ramaphosa vazhdon t’i kërkojë botës t’i japë fund embargos ndaj fluturimeve nga Afrika e Jugut. Por brenda pak ditësh, ‘Omicron mund’ të kapërcejë “simotrën” e tij ‘Delta’ a i takon numrit të rasteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje